Dy persona janë qëlluar me armë zjarri jashtë ambienteve të një banke në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zyrihut, pranë ambienteve të Bankës UBS.
Sipas policisë, dy personat e qëlluar janë me kombësi turke, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur nga të shtënat por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Pranë vendit të ngjarjes ka prani të shtuar të forcave të policisë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes pranë bankës UBS.
Marco Cortesi, zëdhënës i policisë së Zyrihut tha se “rreth orës 15:00 në polici kishte mbërritur një telefonatë për të shtënat me armë zjarri”. Dërguam menjëherë forcat e policisë dhe konstatuam se dy persona kishin mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar me urgjencë në spital. Të plagosurit janë turq rreth moshës 40-vjeç, jashtë rrezikut për jetën”.