Qëllohet e dhunohet pronari i fabrikës së riciklimit

Dhunohet administratori që po ndërton inceneratorin në Shijak. Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar Arlind Lalën duke i shkaktuar dëmtime në nofull. Mësohet se po ashtu në një laborator që ndodhet në pronësi të Lalës u vendos një sasi tritoli. Shpërthimi shkaktoi disa dëme të vogla materiale në klinike. Policia po ashtu bën me dije se rreth orës 22:30 të ditës së djeshme në lagjen Petrit Llaftiu” në Shijak në klinikën e 33-vjeçarit me inicialet A. L,. është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Kujtojmë se pak ditë më parë banorët organizuan një protestë për të kundërshtuar ndërtimin e inecenerenatorit i cili do të grumbullojë dhe do të djeg mbetjet e kafshëve në periferi të Shijakut. Administrator i grupit që po ndërton incerenatorin rezulton Arlind lala dhe Igli Jakovija.

Artikulli paraprakKOMPANIA KANADEZE E ARIT PEZULLON INVESTIMIN PREJ MILIARDA DOLLARËSH
Artikulli tjetërVRITEN 7 VETË NË NJË FAMILJE