NGJARJA NË AKSIN SHKODËR – LEZHË, FATMIRËSISHT PA VIKTIMA. Nje makine ne aksin Shkodër-Lezhe eshte ne shenjester te te shtenave me arme.
Persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri. Personat qe kane qelluar po leviznin me nje mjet tip Audi me ngjyre te zeze. Ne shenjester eshte vene nje mjet tjeter tip Benz ngjyre i bardhe i cili drejtohej nga nje shtetas 40 vjeç, banues ne Malesi te Madhe dhe dy pasagjere po nga Malesia e Madhe. Nga sa mesohet keto 3 persona I kane shpetuar ketij atentati dhe deme ne njerez nga sa mesohet edhe nga drejtoria rajonale e policise nuk ka. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:30 mbreme ne kufirin ndares ne afersi te rruges nacionale Shkoder – lezhe. Sipas policise se Shkodres per atentatoret nuk ka te dhena te tjera pervecse tipit te makines dhe ngjyres sepse jane drejtuar me shpejtesi ne drejtim te qytetit te Lezhes duke humbur gjurmet. Ne kete menyre policia ende nuk ka te dhena per autoret e kesaj ngjarje. Sidoqofte forcat e policise sapo jane njoftuar per te shtenat kane mberritur ne vendin e ngjarjes per te bere hetimet e para per te dy makinat jane larguar. Policia bent e ditur se ka itensifikuar punen dhe po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve per te beret e mundur zbardhjen e plote te kesaj ngjarje dhe arsyen qe çoi ne atentatin ndaj 3 personave qe po udhetonin ne makinen tip Benz. Gjate momentit kur eshte qelluar me arme zjarri ne aksin Shkoder-Lezhe nuk ka patur levizje te madhe te makinave kjo edhe per shkak te motit te keq. Ne kete menyre personat qe kane qelluar kane mundur te perfitojne duke humbur lehtesisht gjurmet per ti shpetuar policise.