Disa persona qëlluan me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash ne drejtim të banesës së Skënder Likës, një emër i njohur për policinë. Nga të shtënat sipas njoftimit të policisë vendore të Lezhës ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë sapo kanë marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu janë ngritur poika kontrolli në akset rrugore për bllokimin e automjetit tashmë të identifikuar nga policia me të cilin janë larguar autorët nga vendi i ngjarjes. Në banesë kanë qenë pjesëtarë të familjes Lika, të cilët sapo ishin kthyer në atë shtëpi, pasi nuk jetojnë aty. Pavarësisht se ndodheshin brenda shtëpisë, familjarët kanë arritur t’i shpëtojnë plumbave.

Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur për shkak të hakmarrjes. Skënder Likës pak muaj më parë ju vendos dhe lënde plasëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 10 marsit, teksa Skënder Lika dhe bashkëshortja e tij ishin në gjumë. Skënder Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muaj vuajtje dënimi. Ai është babai i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Dhjetor të vitit 2021. Ndërkohë që Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt Xhepaj, i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 plumba. Ishte Lika që i pikasi plumbat, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes. Pak muaj më pas, në dhjetor 2021 policia arrestoi Skënder Likën dhe djalin e tij, si dhe shokun e tij për vrasjen e Rakip Rolit. Më pas është provuar që s’ka lidhje me ngjarjen dhe është lënë i lirë.

Artikulli paraprakDRAGOSHI PRANË LARGIMIT NGA VLLAZNIA
Artikulli tjetër“E PAPRANUESHME AJO QË NDODHI NË KOSOVË”, ABAZOVIÇ: NDËRKOMBËTARËT S’MUND TË LAJNË DUART