Një ngjarë e rëndë është regjistruar në rrugën Stefan Nemanja, në Novi Pazar, të Serbisë.
Breshëri plumbash u derdhën drejt shtetasit Amin Starcanin, i cili mbeti i plagosur.
Starcanin është djali i një biznesmeni të njohur që prej vitesh prodhon veshje xhins.
I riu i plagosur është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Novi Pazar, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Autori i ngjarjes u largua menjëherë pas të shtënave, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Referuar disa raporteve të medieve lokale serbe thuhet se i plagosuri është me profesion boksier dhe autor i plagosjes dyshohet se është kikboksieri, Emir Hadzimujovic.
Megjithëse deri tani këto janë informacione pa asnjë konfirmim zyrtar.