Një tjetër atentat është regjistruar sot në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Athinë. Siç raportojnë mediat greke, një makinë ka ndaluar para një karburanti dhe personat që ndodheshin brenda mjetit kanë hapur zjarr. Për pasojë ka mbetur i vrarë pronari i biznesit, shqiptar, si dhe punonjës ka mbetur rëndë, njëri prej tyre bashkëkombës.

Menjëherë pas ngjarjes, një makinë BMW, ndoshta e autorëve, është gjetur e djegur në rrugen Kifissos.

Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje, zona është rrethuar ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakVRASJA E 8-VJEÇARIT, BALLA: KRIMI HORROR NË FIER DUHET TË MARRË NDËSHKIM MAKSIMAL
Artikulli tjetërMIRATOHET ME 76 VOTA PRO PROJEKTLIGJI PËR BUXHETIN 2022