Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në HEC-in prone private në ‘Lapaj’ në Kukës.

Policia e vënë në dijeni nga përgjegjësi i rojeve në HEC ka shkuar menjëherë në vendgjarje, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve

Artikulli paraprakGODITET MË GURË NË KOKË I RIU PAS NJË SHERRI MASIV
Artikulli tjetërSEZONI I MBJELLJEVE, SEKUESTROHEN 1800 RRËNJË KANABIS, PRANGOSET NJË PERSON