SHKODËR, RENDI NË 24 ORË SIPAS POLICISË SË QARKUT .

Me datën 28. 07. 2014, filloi proçedimi penal Pa autor, pasi në lagjen “Partizani”, pikërisht përballë shkollës së Mesme “Jordan Misja”, dy pësona të maskuar, të cilët po udhëtonin me një mjet motorrçikletë pa targa, kanë qelluar me armë zjarri shtetasin Gentian Th., vjeç 23, banues në Shkodër, ku ka marrë plagë në pjesën e barkut, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materjalet në Prokurori nenet 88/22-25 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Po me datën 28. 07. 2014, filloi proçedimi penal Pa autor, pasi në lagjen “Partizani”,  pikërisht pranë unazës perindimore të qytetit të Shkodrës, duke udhëtuar me mjetin motorrçikletë pa targa janë përplasur nga një mjet vetur e pa identifikuar shtetasit:
 
G. K., vjeç 30, banues në Shkodër.        
E. K., vjeç 31, banues në Shkodër.               
E. K., vjeç 16, banues në Shkodër
Nga ky aksident këto shtetas, kanë marrë dëmtime jashtë rrezikut pë jetën. Materjalet në Prokurori nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

 Nder te tjera policia e shtetit  filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë, ndaj shtetasve:
 
J. P.,  vjeç 17, banues në Shkodër.
E. B., vjeç 16, banues në Shkodër.
M. G., vjeç 15, banues në Shkodër.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi, pasi janë kapur në flagrancë nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, duke vjedhur linjën elekrike tek “Ura e Bunës” Shkodër. Në cilësinë e provës materiale, u bë bllokimi i një sharre metalike dhe 20 ml kabull elektik. Materjalet në Prokurori nenet 134-22  dhe 25 të Kodit Penal.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/ILm02iiOUb8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakWILLIAMSON I DHA FUND PRETENDIMEVE PËR TRAFIK ORGANESH
Artikulli tjetërRIKONSTRUKSIONI I SHTËPISË SË POETIT MJEDA