Qëllohet me armë zjarri një person pranë katedrales në Lezhë. Mësohet se ai është dërguar në spital ku po merr edhe trajtimin e duhur mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë por ende nuk dihen rrethanat e saj. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Policia njofton se është identifikuar autori i plagosjes me armë zjarri në Lezhë dhe po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i plotë
Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit . Vijon ndjekja për kapjen e tij
Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.
Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.
Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.