Një sherr i përfunduar me një të plagosur.
Kjo është ngjarja e ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në Napoli, Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar i cili ka mbetur i plagosur me dy plumba.

Autori i plagosjes, ka hyrë brenda bar ‘Terminal’ në Acerra, Napoli dhe pa u shqetësuar fare nga klientët, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë ndaj të riut.

I riu shqiptar ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht ka pasur paqartësi në lidhje me kombësinë e të plagosurit, pasi shqiptari kishte pasaportë angleze.

Nga hetimet e para mësohet se para se të qëllohej me pistoletë, shqiptari ishte përfishirë në një sherr me të dyshuarin si autor të plagosjes.

Artikulli paraprakPËRMBYSET FURGONI NË AFËRSI TË TUNELIT TË KRRABËS
Artikulli tjetërSHQIPTARËT KAPEN ME 13 KG KOKAINË E HEROINË DHE 120 MIJË EURO