Një 52-vjeçar u gjet i plagosur në aksin rrugor Sarandë – Borsh, pranë fshatit Volloder.
Nikoll Kola, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Gjashtë të Sarandës u gjet nga policia në anë të rrugës, larg banesave.
Ai ka fraktura të rënda në kokë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, 52-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për t ëmësuar se si ka mbetur i plagosur rëndë 52-vjeçari, por parapraksiht dyshohet që ai të jetë qëlluar me sende të forta në pjesën e kokës.