Qëllohet në pritë ish-shefi i SHIK-ut, sapo u kthye nga Italia
BERAT-Qëllohet nga persona të maskuar në rrugicën e lagjes Artan Dauti 48 vjec. Dauti kishte 3 ditë që kishe ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët pasi jeton me familjen prej vitesh në Itali. Dauti është qëlluar sapo ka dalë nga automjeti i tij, ndërsa është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Artan Dauti ka qenë shef i SHIK-ut në Berat në vitet 93-96. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi.