Një gazetar turk është qëlluar me armë zjarri nga një person në dalje të gjykatës në Stamboll.

Agresori qëlloi të paktën 3 herë ndaj gazetarit Can Dundar, por fatmirësisht ky i fundit nuk u godit nga asnjë plumb.Dëshmitarët në vendngjarje thanë se personi i armatosur e quajti gazetarin “tradhëtar” dhe e qëlloi. Can Dundar po përballej në gjykatë me akuzat për nxjerrje të sekretit shtetëror, pasi kishte publikuar në një gazetë lajmin se disa agjentë të inteligjencës turke kishin transportuar armë drejt Sirisë në vitin 2014. Nëse shpallet fajtor gazetari së bashku me një koleg të tijin, rrezikojnë burgim të përjetshëm. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është kritikuar vazhdimisht për dhunë dhe persekutim ndaj gazetarëve dhe shtypit të lirë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakTRE ISH-PRESIDENTËT LETËR METËS: PRESIDENTI TË ZGJIDHET NGA POPULLI
Artikulli tjetërFESTA E LULEVE, KONCERT PARA BASHKISË SË SHKODRËS