Pas vetëm disa orësh hetime intensive dhe komplekse, karabinierët në Padova kanë arrestuar një 38-vjeçar shqiptar që jeton në këtë zonë.
Ervis Rakipi, akuzohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një Fast-Food-i në Rrugën “Cavazzana”, pak pas mesnatës së shkuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti lëndë narkotike, duke rënduar kështu pozitën penale.
Menjëherë pas incidentit, karabinierët e Padovës kanë mbikëqyrur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e të shtënave me armë, njëri prej të cilëve qëlloi në drejtim të Fast-Food-it.
Imazhet e kamerave zbuluan tre persona, të cilët kishin mbërritur në vendngjarje në bordin e dy automjeteve, Fiat 500L.
Gjatë ndjekjes, policia gjurmoi makinat, ku njëra prej tyre ishte vendosur në një pikë parkimi, ndërsa në makinën e dytë janë parë një burrë dhe një grua, të cilët u ndaluan nga policia menjëherë.
Ai ishte 38-vjeçari shqiptar, ndaj të cilit u ushtrua një kontroll i imtësishëm personal dhe më pas në banesë.
Policia ka gjetur 10 porcione me lëndë narkotike kokainë me një peshë totale 110 gram, marihuanë, 9 telefona celularë, një shufër teleskopike dhe shuma prej 21,920 euro, para që mendohet se kanë ardhur nga shitja e drogës.
Shqiptari pranoi autorësinë e sulmit me armë duke deklaruar se ishte “tërbuar” pas një sulmi nga tre tunizianë, që e kishin goditur atë me shishe dhe me grushte.
Policia nuk ka gjetur ende armën e përdorur, ndërsa Ervis Rakipi është dërguar në burgun e Padovës në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Hetuesit vazhdojnë hetimet për të përcaktuar identitet
in e personave të tjerë të përfshirë në krim dhe për të gjurmuar armën e përdorur të zjarrit.