QËLLOI ME ARMË, KAPET AUTORI .Drejtoria e Policisë e Qarkut Shkodër, ka njoftuar se me datën  10.11.2014, si rezultat i punës së mire organizuar të Sektorit të Krimeve të Rënda D.P.Q Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e  Policisë Shkodër dhe Komisariatin e Policisë  Malësi e Madhe,u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit

 Mehdi  Çokaj, vjeç 47, banues në fshatin Dobraç Shkodër, sepse për motive të dobëta në fshatin Gruemirë Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Enver Xhilaj, vjeç 52, banues në fshatin Gruemirë Malësi e Madhe, duke i shkaktuar plagë të rënda jashtë rrezikut për jetën. Po kështu u bë e mundur dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së krimit pistoletë Mod 54 dhe 27 copë  fishekë. Materialet i janë dërguar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër. 

AKSIDENTON TË RIUN, NDIQET NË GJENDJE TË LIRË 

2. Me datë 10.11.2014, filloj preçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Rudin K., vjeç 44, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor Shkodër – Velipojë në vendin e quajtur « Harku i Berdicës » Shkodër, duke drejtuar mjetin Tip Citroen, ka aksidentuar shtetasin B. K.,  vjeç 14, banues në fshatin Berdicë Shkodër, i cili po udhëtonte me biçikletë, i cili mori mjekimin pranë Spitalit Rajonal Shkodrër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet ne Prokurori, neni 290/1, i K. Penal. 

Ndërkohë  po në gjendje të lirë ka filluar procedimi penal për për shtetasin  G. S., vjeç 15, banues në  Shkoder, pasi ka dhunuar fizikisht per motive te dobeta shtetasin D. Rr.,  vjeç 17, banues në Shkodër. Materjalet ne Prokurori, neni 90 i K.Penal.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/YzydC9jc3J8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakINTEGRIMI I SHQIPËRISË NË NË BE
Artikulli tjetërJAVA SENSIBILIZUESE E DIABETIT