Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, në drejtim të një shtetasi 13 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili nuk ka marrë dëmtime.
Është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar shtetasi A. M.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Prishje e qetësisë publike”.