Emiliano Domi, 25 vjeç është arrestuar nga policia në SHBA pasi qëlloi me thikë natën e Vitit të Ri nënën e tij në Nju Xhersi. Emigranti shqiptar ka treguar përpara hetuesve se qëllimi i tij ishte që ta vriste atë. Madje kur u largua nga shtëpia, ai kishte menduar se ajo ka vdekur.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Domi ka thënë se u përplas me nënën e tij pasi ajo kishte qeshur kur ai ishte ankuar, se pse ajo ia kishte hequr xhaketën nga divani në dhomën e ndenjes.

Pas kësaj ai e shtyu atë duke e rrëzuar në tokë. Në atë moment Domi kapi një thikë të madhe kuzhine dhe e goditi viktimën me forcë mes shpatullave, duke bërë që dorëza e thikës të thyhej, thuhet në deklaratë.

“Qëllimi im ishte që ta vrisja. U largova nga shtëpia duke menduar se ka vdekur,” tha shqiptari.

43-vjeçarja shqiptare u dërgua me urgjencë në spital, dhe fatmirësisht shpëtoi pas ndërhyrjes së mjekëve.

Domi, një ish-arkëtar, ishte me precedent të mëparshëm të dhunës në familje. Sipas deklaratave dhe të dy prindërve ai i kishte kërcënuar disa herë se do t’i vriste.

Artikulli paraprakREKORD I RI BOTËROR, RRETH 1 MILION RASTE ME COVID NË NJË DITË
Artikulli tjetërFLAMUR NOKËS I MBYLLEN DYERT NË PD, DEPUTETI: E KANË KTHYER NË NJË BURG TË SIGURISË SË LARTË