Një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa janë zbuluar detaje rreth ngjarjes së rëndë. Mësohet se një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja ka marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, të cilin më pas e kanë ndjekur.

Sipas njoftimit të policisë personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur efektivi E.A., i cili dyshohet se ka marrë një plumb në pjesën e barkut dhe më pas është dërguar me emergjencë në spital.

Sakaq, në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

Artikulli paraprakZELENSKY: OKB-JA MUND TË BËJË MË SHUMË PËR PAQEN, POR NEVOJITET REFORMA!
Artikulli tjetërU PLAGOS ME ARMË ZJARRI NGA NJË I DYSHUAR, MINISTRI BALLA VIZITON NË SPITAL EFEKTIVIN PAS OPERACIONIT