Ka ndërruar jetë në spital, pak orë pasi qëlloi me armë veten e tij në Tiranë, një 50-vjeçar i quajtur Bernard U.
Bashkëshortja e tij ishte oficere policie dhe ai ka përdorur pistoletën e saj për të kryer vetëvrasje.
Policia pak më herë njoiftoi se “ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, në rrugën ‘Xhorxh Bush’.
Në një banesë dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.Me pas ka gjetur vdekjen.
Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.