Një konflikt pronësie mes kushërinjve në Kashar ka përfunduar në përdorimin e pistoletës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:32, në vendin e quajtur “Valias”, ku gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.

Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B, shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta kanë arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPËRLESHJE GJATË PROTESTAVE NË LIBAN, POLICIA PËRDOR GAZ LOTSJELLËS,160 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërBIXHOZ ME LEKË DHE EURO,PROCEDOHET PRONARI I LOKALIT DHE 4 TË TJERË