Një person ende i paidentifikuar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për të shtënat me armë zjarri që u raportuan mbrëmjen e se merkures.

Dritarja e një banese në katin e tretë të një pallati është thyer pasi u godit nga predha e plumbit të pistoletës. Mësohet se ka qenë një person që ka qëlluar me pistoletë ne ajer gjatë kohës që ka qenë duke qarkulluar me makinë në lagjen ‘Skënderbej’.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të rrugës ku duket qartë drejtuesi i automjetit I cili duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Hilë Mosi”, në lagjen “Skënderbeg”, në ecje e sipër ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Si pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së nje 57-vjeçari. Nga rënia e predhës nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Artikulli paraprakMINISTRJA E ARSIMIT: NGA JANARI SHËRBIMI I ZHVILLIMIT TË KARRIERËS DO TË JETË NË TË GJITHA KLASAT E 9-TA
Artikulli tjetërGJASHTË FSHATRA ME PREZENCË UJI, RREZIKOHEN BANESAT