Ndonese nuk u miratua nga Keshilli Bashkiak, bashkia Shkoder ka gjetur fondet per ndertimin e nje Qendre Multifunksionale per Komunitetin Rom ne qytetin e Shkodres.

Nje fakt i tille u be i ditur nga kryebashkiakja Voltana Ademi gjate nje aktiviteti te organizuar ne shkollen “Edit Durham” ne kuader te dites nderkombetare te komunitetit rom. Kryetarja Ademi theksoi se ndertimi i kesaj qendre per here te pare ne Shkoder do te ofroj nje sere sherbimesh per kete kategori. Nga ana tjeter kryetarja Ademi teksa beri te ditur se ne lagjien “liria” projeti per furnizimin me uje te pishem dhe ndertimin e kanalizimeve tashme eshte drejt perfundim ajo theksoi se ky komunitet eshte neglizhuar totalisht nga qeverisjet e tjera vendore. Kete aktivitet te organizuar ne kuader te organizuar ne dites nderkombetare te komunitetit Rom kryetarja Ademi e shfrytezoi per treguar arritjet e Bashkise Shkoder ne mbeshtetje te komunitetit Rom dhe Egyptian si ndertimin e 9 banesave ne lagjen “Iliria” apo plan veprimin e per mbrojtjen e femijeve ne situate rruge.

Artikulli paraprakMUZEU I KOMUNIZMIT, NË 3 MUAJ 500 VIZITORË
Artikulli tjetër“UNË MBJELL NJË FIDAN” NË SHIROKË