Shtresat vunerable në Lezhë, do të kenë mundësi të marrin trajtim dhe asistencen e nevojshme në një qender e cila është ngritur për të qenë në shërbim të tyre.Investimi është realizuar përmes programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Shqipëri, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkinë Lezhë.Brenda kësaj qendre e cila është vënë në funksion prej disa javesh ofrohen shërbime falas për të gjitha kategoritë sociale në nevoje, duke nisur nga përsonat me aftesi të kufizuar, viktimat e dhunës në familje si dhe fëmijet që kanë probleme për të ndjekur shkollen.

Qytetaret përfitues të shërbimeve, thonë se kjo qender është një ndihmë e madhe dhe se ishte mjaft e domosdoshme për ta.

Qendra të ngjashme për kategoritë në nevojë janë ngritur edhe në Kurbin dhe Durres, ndërsa iniciativa lindi pas vlersimit të situatës në terren ku shtresat vunerable në këto zona e kishin të domosdoshme një përkujdesje të tille.

Artikulli paraprakDËMTOHET SËRISH BYPASS-I I SHKODRËS
Artikulli tjetërBANORËT KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS