Shtresat vulnerabel në Kurbin, do të kenë mundësi të marrin trajtim dhe asistencen e nevojshme përmes qendres e cila është ngritur për të qenë në shërbim të tyre.Investimi është realizuar përmes programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkinë Kurbin.Brenda kësaj qendre ofrohen shërbime falas për të gjitha kategoritë sociale në nevoje, duke nisur nga përsonat me aftesi të kufizuar, viktimat e dhunës në familje si dhe fëmijet që kanë probleme për të ndjekur shkollen.

Një qender e ngjashme për kategoritë në nevojë është ngritur edhe në Durrës, ndërsa pjesë e projektit është dhe Bashkia Lezhë ku ka nisur punë për realizimin e një investimi të tillë, ndërsa iniciativa lindi pas vlersimit të situatës në terren ku shtresat vulnerabel në këto zona e kishin të domosdoshme një përkujdesje të tille.

Artikulli paraprakFEDERATA E PROPOZUAR NGA MEDIU SI STREHË PËR SALI BERISHËN? ISH-KRYEMINISTRI: UNË KRIJOJ ALEANCA TË REJA, POR…
Artikulli tjetërTONIGHT – ALBANA VOKSHI