Falë angazhimit të Arqipeshkvisë së Shkodrës, Famullisë së Plezhës dhe Bashkisë Vau Dejës, tashmë në fshatin Plezhë të njësisë administrative të Bushatit në Bashkinë Vau Dejës, është hapur një qëndër për të femijet dhe te rinjte.

Kjo qëndër eshte inaguruar gjatë së shtunës, në presence te arqipeshkvit te Shkodrës Mons. Angelo Massafra, i cili falenderoi donatorët që bënë të mundur që kjo qëndër të jetë prezente ne kete zone. Kryetari i Bahkisë Vau Dejës, Zef hila, gjatë fjalës së tij theksoi se bashkepunimi i Bashkisë Vau Dejës, me komunitetet fetare do të jetë i përhershëm.

Nga ana tjetër, famullitari i zonës, dom Dritan Ndoci, vleresoi hapjen e kesaj qendre për të rinjtë. Kjo qëndër, tashmë do të shërbeje për kryerjen e katekizmit por edhe për kurset profesionale dhe mesimin e gjuheve te huaja për të femijet e zonës, si një mundesi e mirë për arsimimin e brezit të ri .

Artikulli paraprakHAPËSIRAT PUBLIKE, KOSHA DHE STOLA TË DËMTUAR
Artikulli tjetërFLAMURTARI-VLLAZNIA 2-0, KUQEBLUTË ‘BIEN’ NË VLORË