Qendra Altri me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile kanë ndërmarrë një nismë për të luftuar korrupsionin në universitetin e Shkodrës.
Kjo në kuadër të projektit “Lufta kundër korrupsionit fillon nga studentët e drejtësisë që zgjedhin integritetin”.
Pedagogia e drejtësisë në Shkodër Irma Baraku tha përpara studentëve se duhet të ketë një ndërgjegjësim për denoncimin e rasteve korruptive.
Adela Kula e qendrës ALTRI tregoi qëllimin e projektit që nisi në Shkodër dhe tha se është krijuar një grup studentësh që përbëjnë klubin e integritetit.
Gjatë këtij takimi të parë studentët patën mundësi të bisedojnë duke drejtuar pyetje por edhe duke ndarë mendimet e tyre në këtë aktivitet që ishte menduar si një ditë e hapur antikorrupsion në fakultetin e drejtësisë në universitetin e Shkodrës.