Qendra “Altri” ka zhvilluar një takim me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në kuadër të projektit “Trafikimi I qenieve njerëzore në epokën digjitale”. Qëllimi I projektit është informimi dhe edukimi I të rinjve mbi këtë fenomen I cili tashmë ka gjetur shtrirje edhe në rrjetet sociale. Iris Shima, koordinatore e këtij projekti në qendrën “Altri” thotë se ky project shtrihet edhe në shkollat e mesme të qytetit, me qëllim informimin dhe parandalimin e këtij fenomeni në kohë.
Koordinatorja Shima tregon se aktualisht është një linjë e posaçme telefonike ku të rinjtë mund të denoncojnë rastet e abuzimeve.
Globalisht, trafikimi I qenieve njerëzore gjeneron 150 milionë dollarë shton koordinatorja Shima.
Sipas raporteve të fundit për vitin 2021, në Shqipëri janë 81 viktima potenciale ndërsa vetëm 5 persona janë identifikuar si viktima të trafikuara, prej të cilave 48 jane viktima të trafikimit seksual, 6 jane viktima në punë të detyruar dhe 6 jane viktima për kriminalitet të detyruar.