Punimet për qendren pritëse të refugjateve në portin e Shëngjinit po shkojnë drejt fundit dhe prej kësaj të hëne objekti është marrë nën administrim nga shteti Italian.Agjentet e sigurisë të shtetit fqinj kanë mbërritur në Shëngjin paraditen e sotme pranë portit, për tu bërë gati për nisjen e zbatimit të marëveshjes. Sipas burimeve në qendren pritëse kanë përfunduar 90 % e punimeve dhe aktualisht po realizohet lidhja e aparatureve që do të nevojiten, ndërsa në Gjader situata paraqitet krejt ndryshe.Atjo punimet për kampin e refugjateve po ecin me ritem mjaft të ngadalte dhe deri tani nuk janë realizuar më shumë se 30 % e tyre.

Ndërkohë të mërkuren e 5 qershorit në Shqipëri do të jetë Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni, ku pjesë e axhendes së saj do të jetë edhe Lezhë.Ajo të inspektojë nga afer punimet për kampet në Shëngjin dhe Gjader.Grupi i parë i refugjateve ishte parashikuar të vinin brenda muajit maj, por për shkak se infrasktruktura nuk ishte gati kjo nuk ndodhi dhe ende nuk ka një afat se kur mund të jenë gati.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku refugjatet do të qëndrojnë në karantinë për 48 ore e më pas do të transportohen ne autobus në kampin e Gjadrit, ku kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj. Ndërkohë në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

Artikulli paraprakU DHUNUA PËR GJYQIN E PRONËS, AVOKAT MËNGJESI VIJON NË INTUBIM, SKANERI TREGON ULJE TË ËNJTJES NË TRU, SOT DO BËHET ZGJIMI GRADUAL
Artikulli tjetërREPARTI ZJARRËFIKËS PLAN MASASH PËR VERËN