Në mbledhjen e keshillit te Bashkisë së Shkodrës, kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me pamjet e ofruara në qëndrën e zhvillimit në Shkodër.
Gjatë fjalës së saj kryetarja Ademi e ka quajtur montazh pamjet e ofruara nga emisioni investigativ stop, duke akuzuar ish punonjës të kësaj qendre ndaj të cilëve kërkoj që të nisej një hetim i plotë. Mbremjen e së martës, emisioni investigative “stop” publikoi një video ku dalloheshin pjestarë të qëndrës së zhvillimit në shkodër të lidhur me zinxhir, ndërkohe që të mërkurën, policia e shkodrës ka arrestuar dy punonjës të kësaj qëndre nen akuzën e shpërdorimit të dytyrës jo për pamjet e transmetuara por për abortin e tre pjestarëve të kësaj qëndre.