Mbrëmjen e kaluar emisioni investigative Stop transmetoi disa video ku pretendohet se rezidentët e sëmurë tek qendra e zhvillimit në Shkodër keqtrajtohen duke u lidhur me zinxhir. Drejtori i këtij institucioni Fatmir Vojvoda hedh poshtë këto pretendime duke thënë se ato imazhe i përkasin vitit 2014 kohë kur ai nuk ka qenë drejtor ndërsa tregon se askush aty nuk lidhet me zinxhir.
E vetmja video e re është tek kjo dhomë. Drejtori sqaron se dhoma në fjalë përdoret për të lënë këpucët kur përfituesit bien për të fjetur.
Në koridorin mes banjove, xhami në dritaren e sipërme është hequr nga vetë stafi thotë drejtori në mënyrë që të mos bllokohet nga avulli ndërsa pranon se kanë nevojë për disa përmirësime.
Problem mbeten kaloriferët të cilët janë ndryshkur dhe nuk funksionojnë sepse janë vendosur pa cilësi që në momentin kur është bërë investimi nga donator të huaj në vitin 2016.
Në qendrën e zhvillimit në Shkodër janë 42 rezidentë dhe 35 persona që marrin shërbim ditor