Pas 18 vitesh sukses në Tiranë qendra amerikane Linkoln ka hapur për herë të parë dyert për qytetin e Shkodrës duke ofruar shërbime nga më të ndryshmet dhe me një staf profesional. I pranishëm në përurim ishte edhe amerikani Gordon Schrank. Drejtori për Shqipërinë Rob Provost foli për eksperiencën e tij pozitive në Shqipëri me qendrën Linkoln.
Qendra amerikane Linkoln ofron kurse të gjuhës angleze për fëmijë e të rritur duke nisur që nga fillestarët e deri tek ata që kanë një anglishte të përparuar, metoda komunikative të universitetit të kembrixhit, kujdes individual për përparimin e çdo studenti, përgatitje për testet TOEFl IELTS dhe maturën shtetërore. Të gjitha këto kanë në fund paisjen me certefikatën Linkoln e po ashtu ofrohen nga një staf profesionist.