Qendra “Memo” e përbërë nga një grup i pavarur intelektualësh që ka për qëllim jo vetëm për të treguar krimet e komunizmit por edhe për t’u përballuar me një të kaluar të errët të popullit shqiptar ka mbërritur në qytetin e Shkodrës me një aktivitet të zhvilluar në qendrën rinore Arka.

E vetmja mënyrë që një komb të përparojë thotë drejtori i qendrës Memo Gjon Radovani është duke mos harruar të kaluarën.

Aktorja Ema Andrea thotë se brezi i po jeton tri herë ndërsa hulumtuesi Agron Tufa tregon se si masakra e parë e komunizmit nisi në Shkodër me 8 të vrarë. Pjesë aktivitetit janë edhe dëshmitarë që u dënuan për ngjarje qesharake.

Gjatë aktivitetit u shfaq edhe një material filmik i realizuar në Tepelenë në vendin ku janë vendosur 300 qiparrisë si simbolikë në përkujtim të 300 fëmijëve që humbën jetën gjatë viteve të monizmit atje.

Artikulli paraprakIKJA MASIVE, KRYEPLAKU: NË KOSMAÇ 5 % TË RINJ
Artikulli tjetërPUNIME ME RITME TË SHPEJTA NË LULISHTEN “VASO KADIA”