Dy ditë më parë në televizionin Star Plus u transmetua një lajm që kishte lidhje me mos funksionimin e qëndrës shëndetësore në fshatin “Bleran” të njësisë administrative Rrethina.

Pas kësaj kronike ka reaguar përmes një deklarate për shtyp Drejtoria e Shëndetit Publik në Shkodër.

Ky institucion thotë se është në dijeni të këtij problemi por sipas tij banorët e këtij fshati që pretendonin se marrin shërbim në Shkodër,mund të marrin shërbimin shëndëtësor fare mirë pranë qëndrës së fshatit Bardhaj e restauruar së fundmi.

Në këtë deklararatë thuhet si më poshtë,,,,

Mirëkuptojmë shqetsimin e banorëve por duam të sqarojmë se:
Ambulanca e paraqitur në kronikë është pjesë e qendrës shëndetësore Rrethina. Kjo ambulancë nuk është në funksion prej tre vitesh.

QSH Rrethina ka realizuar me fondet e veta riparimin e ambulances në fshatin Bleran dhe ofron shërbim shëndetësor duke mbuluar edhe zonën në fjalë e cila ndodhet vetëm 15 minuta larg.

Banorët e ankimuar mund ti marrin vizitat mjekësore pranë kësaj qendre.

Kjo duke lënë të nënkuptohet që banorëve të fshatit Bleran të mos mund ti ofrohet ky shërbim në zonë pervecse në Bardhaj ku koha për të përshkuar rrugën është jo më shumë se 10 minuta.

Megjithatë fokusi I Drejtorisë së Shëndetësisë është në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor bent e ditur kjo drejtori. Në fshatin Bleran u ndërtua në vitin 2010 një qëndër shëndetësore e cila funksionoi vetëm për tre vite.

Ndërkohë aktualisht ajo është e abandonuar.

Nuk dihet ende për cfarë është ndërtuar një qëndër e tillë përderisa nga drejtues të shëndetit publik qëndra shëndetësore në Bardhaj që është vetëm 15 minuta larg mund ti shërbejë fare mirë këtyre banorëve.

 

Artikulli paraprakBANORËT E DUKAGJINIT, SËRISH “BLLOK” NGA POLICIA
Artikulli tjetërSHKODRA, RAJONI ME MË SHUMË PUNËSIME