Qëndra shëndetësore një katëshe në fshatin Mali Hebe pjësë e njësisë administrative Berdicë është në gjendje të amortizuar. E në këtë ditë me shi nuk ka si të mos mjaftonte edhe dritaret me xhama të thyer ,ku lagështira depërton deri në brendësi.

Lagështira ka zaptuar të gjithë sipërfaqen e godinës. Ndërkohë, suvaja është e dëmtuar thuajse tërësisht, ndërkohë janë thyer edhe xhamat.Edhe pse një investim i konsiderueshëm që është kryer për të , për tu ardhur në ndihmë banore të kësaj zone , ka një vit e gjysëm që ka degraduar në këtë gjendje.

Sipas infermieres Solida Ceka ndërhyrja është e nevojshme, ku brenda javës pritet të vendosen xhamat e dritareve.

Kjo godinë është duke degraduar ditë pas dite, pasi është lënë në mëshirë të fatit dhe është i domosdoshëm rikonstruktimi.

Situata është e rëndë dhe organet përkatëse kanë qenë neglizhencë të plotë ndaj kësaj qendre mjekësore ku duhet të marrin shërbim mjekësor rreth 700 banorë të zonës.Si ky rast ka me dhjetra në Shkodër, ndërkohë që ata që e vuajnë janë qytetarët.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBI 1300 HA TOKË NËN UJË
Artikulli tjetërAKSI SHKODËR-POSTRIBË PA NDRIÇIM