E ndërtuar që prej dy vitesh, qendra shëndetësore në lagjen “Xhaferraj”, pjesë e fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit, nuk është vënë asnjëherë në funksion.

Edhe pse ka patur një investim të mirë për t’ua ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone, nuk është bërë e mundur asnjëherë të punohet në të.

Sot, pas dy vitesh ndërtesa në afërsi të kësaj lagje është totalisht e braktisur, e rrënuar dhe pas asnjë shpresë për t’u vënë në dispozicion, në mënyrë që qytetarët e kësaj zone të marrin shërbimin.

Sipas banorëve, ata janë të detyruar të shkojnë në Oblikë, dy kilometër larg dhe në Shkodër për të kryer shërbimet më elementare shëndetësore, edhe në të ftohtë.

Ky është shembulli tipik kur investimet në Shkodër kryhen dhe nuk vihen asnjëherë në funksion. Si ky rast ka me dhjetra në Shkodër, ndërkohë që ata që e vuajnë janë qytetarët.

Ndërkohë, këta të fundit bëjnë apel që kjo qendër shëndetësore të vihet në funksion pasi janë të detyruar të shkojnë në qendra të tjera shëndetësore, në kohë me shi dhe në të ftohtë përgjatë dimrit.

Artikulli paraprakDAJÇ, SHKËPUTJE TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërSTARTUP EUROPE WEEK 2018 ALBANIA