Nëndrejtorja e drejtorisë rajonale të shëndetit publik Eridana Rusi ka dhënë një kundërpërgjigje për administratorin e njësisë Velipojë Mark Laloshi lidhur me mungesën e qendrës shëndetësore në Rrjoll në plazhin e Velipojës.
Sipas saj deri tani bashkia nuk ka ofruar një godinë normale sepse ajo që është vënë në dispozicion vitet e kaluara ka probleme pronësie. Zyrtarisht në DSHP bashkia ende nuk ka dërguar asnjë shkresë zyrtare se ka në dispozicion një godinë për ta përdorur për qendër shëndetësore në plazhin e Rrjollit. Për pushuesit në Rrjoll mungesa e qendrës shëndetësore është një problem. Çështja e godinës për qendrën shëndetësore në plazhin e Rrjollit mund të ketë mbetur edhe ngecje në përcjellje shkresash por deri më tani, edhe pse sezoni ka nisur Rrjolli vazhdon të mos ketë një qendër shëndetësore.