Kjo është deklarata e drejtorit të shëndetit publik Ylber Zama i cili thotë se bashkia Shkodër nuk ka ofruar një godinë për qendrën shëndetësore në Rrjoll, në plazhin e Velipojës.

Ndryshe nga drejtori Zama, administratori i Velipojës, Mark Laloshi shprehet se bashkia ka gati një godinë që mund të përdoret për qendër shëndetësore dhe se do t’i ofrohet drejtorisë të shëndetit publik. Mosvënia në funksion e qendrës shëndetësore të Rrjollit vazhdon edhe këtë vit që të jetë një problem ende i pazgjidhur që mbetet një përplasje deklaratash mes institucioneve.

Artikulli paraprakQENDRA SHËNDETËSORE NË RRJOLL, DSHP PËRGJIGJE ADMINISTRATORIT
Artikulli tjetërZONA E KOPLIKUT, SHPALLET ZYRTARISHT ZONË EKONOMIKE