Në një qytet në veri të vendit sic është qyteti i Fushë-Arrëzit, gjendet një organizatë (OJF) e cila ushtron aktivitetin e saj prej më shumë se 10 vitesh. Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN), që në gjenezën e saj ka pasur një mission të vetëm: Fuqizmi i komunitetit të Fushë-Arrëzit dhe zonave të veriut nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, sipermarrjes dhe sensibilizimit, shërbimeve komunitare, mbrojtjes së mjedisit dhe avokimit e shumë të tjera si këto. Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz është një organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse, e pavarur dhe e dedikuar ndaj ndihmës dhe mbështetjes së komunitetit të Fushë-Arrëzit dhe zonave të veriut të Shqipërisë..

Është një nismë e ndërmarrë nga rinia e qytetit.
QSNNN ka në fokus shtresat që kanë më shumë nevojë për përkrahje dhe aktivizim. Objektivi i veprimtarisë së kësaj qëndre janë: Mbeshtetja, perkrahja dhe perkujdesja per femijet, rinine, grate dhe moshen e trete si dhe ndërmarrja e nismave sensibilizuese per mbrojtjen e mjedisit, pyjeve dhe flores & faunes; organizimi i konferencave dhe seminareve te ndryshme per zhvillimin e aktiviteteve të shoqatës si dhe studimi i tendencave të zhvillimit; problemet që hasin banorët në proçesin e zhvillimit; mundësitë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë të shoqërisë; studime ekonomike, sociale, hartimi dhe zbatimi i projekteve të ndryshme, kryesisht të atyre që u adresohen njerëzve në nevojë; kontribut në strategjitë rajonale dhe kombëtare; kontribut në hartimin e politikave zhvillimore, kryesisht të zonës së Fushë-Arrësit, etj.

Një staf me përgatitje të lartë dhe me eksperiencë relativisht të gjatë, marrëdhëniet e mira me grupimet partnere dhe agjensitë e ngjashme në Shqipëri dhe/ose jashtë vendit, alternativat, rekomandimet dhe konkluzionet reale të dhëna, janë disa nga pikat më të forta që kanë bërë të mundur që QSNNN të konsiderohet si një organizatë me reputacion në zonën e Fushë-Arrësit dhe gjithe Veriun e Shqiperise. Mbi 37 projekte të realizuar me sukses të plotë ndër 10 vite ku një nga projektet më të rëndësishme prej tyre është: Projekti ‘’Fuqizimi i Grave të Pafavorizuara në Fushë-Arrëz nëpërmjet Sipërmarrjes Sociale në Industrinë e Bimeve Mjekësore (PROSPERITET)’’ pjese e programit “TWIST – Drejt një modeli të ri të sipërmarrjes sociale për pasuritë e konfiskuara në Shqipëri’’ i cili Bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Libera Contro le Mafie, Partners Albania for Change and Development, Bashkia Tiranë.

Partners Albania for Change and Development prej vitesh ka qenë një ndër mbështetësit kryesorë të QSNNN, falës kësaj mbështetjeje të vazhdueshme organizata QSNNN ka rritur dhe zhvilluar kapacitetet e saj si dhe aktivitetet në terren në lidhje me fuqizimin e komunitetit.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është: Të kontribuojë në fuqizimin ekonomik të grave të pafavorizuara në Fushë-Arrëz nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve në industrinë e bimëve mjekësore dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.
Grupi i synuar për projektin “Fuqizimi i grave të pafavorizuara në Fushë-Arrëz përmes sipërmarrjes sociale në industrinë e bimëve mjekësore” (PROSPERITI) janë gratë e pafavorizuara në Fushë-Arrëz të veja, viktima të dhunës, të divorcuara dhe/ose të papuna për një kohë të gjatë. . Këto gra do të përfitojnë drejtpërdrejt nga projekti, së bashku me familjet e tyre. Projekti synon të mbështesë fuqizimin ekonomik dhe përfshirjen sociale të mbi 80 grave të pafavorizuara dhe familjeve të tyre, nga të cilat 70 gra do të trajnohen në mbledhjen e bimëve dhe 10 gra do të trajnohen në përpunimin në depo të produkteve bimore dhe për të krijuar mundësi punësimi për të paktën 5 gra.

AKTIVITETET E ZHVILLUARA
1 – “Avokimi i Territorit”. Aktiviteti i parë i projektit PROSPERITI ka qene identifikimi dhe angazhimi i grave të pafavorizuara në komunitet, si dhe avokimi për mbështetjen e tyre nga Bashkia Fushë-Arrëz. Jane zhvilluar 5 ditë takime me mbi 82 gra në komunitet dhe përfaqësues të Bashkisë Fushë-Arrëz. Qëllimi i këtyre takimeve ishte identifikimi i nevojave dhe aspiratave të grave të pafavorizuara, ndërgjegjësimi për projektin dhe kërkimi i mbështetjes nga Bashkia. Takimet ne Fushe-Arrez, Iballe dhe Blerim.

2 – “Trajnim për mbledhjen e bimëve mjekësore”. Pasi jane identifikuar gratë në disavantazh, Ekspeti i trajnimit ka ofruar 10 ditë trajnim për 81 gra për mbledhjen e bimëve mjekësore. Trajnimi ka qene praktik dhe interaktiv, duke i lejuar pjesëmarrësit të zbatojnë atë që mësojnë në situata të jetës reale. Nje manual per bimet mjeksore eshte hartuar.

Sipermarrja sociale QSNNN vazhdon punen e saj në integrimin e grave dhe vajzave të përfshira në industrinë e bimeve mjeksore. Jemi shumë të lumtur se në këtë fazë të projekti janë angazhuar 81 gra dhe vajza që vije nga kategoritë në nevoje duke forcuar statusin e tyre social – ekonomike. Misioni vazhdon…

Së bashku për Komunitetin…..

Artikulli paraprakSKANDALI TEK ONKOLOGJIKU’, KARABINA: MINISTRJA TË JAPË DORËHEQJEN!
Artikulli tjetërNISMA PËR NJOHJEN E KOSOVËS, PARLAMENTI SPANJOLL RRËZON KËRKESËN ME SHUMICË DËRRMUESE