Tregu i njohur i Zdrales në Shkodër pritet të shembet dhe në vend të tij do të ndërtohet një qendër tregtare. Ky lajm përveçse nuk është pritur mirë nga tregtarët që zhvillojnë aktivitetin e tyre ndër vite, është kundërshtuar edhe nga kryetari I bashkimit të sindikatave të bashkuara, Albert Tuka.
Ai kërkon që me çdo kusht, tregtarëve të Zdrales t’I ofrohet një tjetër hapësirë për të vijuar aktivitetin e tyre ekonomik.
Projekti i ri parashikon që në vend të tregut aktual, që sot është në gjendje të mjerueshme, të ndërtohet një qendër tregtare dhe parkingu nëntokësor.