Vendimi i Gjykates së Romes e cila ja kaloi çështjen e emigranteve Gjykatës Evropiane të Drejtesisë ka boshatisur qendrat pritese në Shëngjin dhe Gjader të Lezhës. Prej ditës së hënë janë larguar dhe një pjesë e përsonelit Italian qe shërbenin në këto dy struktura, ndërsa pjesa e sigurisë vijon që të qëndrojë. Nga një vëzhgim i bërë këtë fundjave vemendja më e madhe është e përqendruar tek kampi i Gjadrit, ndërsa qendra pritese e Shëngjinit ështe thuajse e mbyllur dhe ka shumë pak levizje. Krahas karabiniereve Italian të cilët qëndrojnë në hyrje të kampit të Gjadrit përgjatë 24 oreve edhe policia shqiptare vijon të kryje misionin e saj për te ruajtur ambjentet përreth struktures. Efektivet qëdnrojnë me turne përgjatë 24 oreve, ku në kordinim me palen Italiane kordinojnë veprimet e tyre. Ndërkohë pavarësisht vendimit të gjykates e cila aktualisht ka stopuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantet, në kampin e Gjadrit vijohet me punimet të cilat nuk kanë përfunduar plotësisht. Grupi i dytë prej 7 emigrantesh të cilët mbërriten me anijen “Libra” mëngjesin e së premtes të javes që lam pas në Shëngjin dhe u vendosen në kampin e Gjadrit u kthyen brenda dy ditesh në Itali, ne zbatim të vendimit te Gjykates së Romes. Ndërkohë janë mbi 80 përsona pjesë e përsonelit të cilët janë larguar gjatë kësaj jave, pasi përsa kohë qendrat jane bosh qendrimi i tyre ishte i panevojshem. Në këtë mënyre qendrat pritëse të emigranteve në Shëngjin dhe Gjader kanë ngelur sërish bosh dhe funksionimi ose jo i marrëveshjes tashmë varet nga vendimi që do të japë Gjykata Evropiane e Drejtesisë.

Artikulli paraprakPENSIONI REAL ËSHTË ULUR ME 8%
Artikulli tjetërFITORJA E TRUMP/ SALIANJI LETËR NGA QELIA: TRIUMFI I TIJ ISHTE I JASHTËZAKONSHËM!