VIZITAT DITORE MBI NORMAT E PËRCAKTUARA, NË BAZË TË NUMRIT TË POPULLSISË .

Qyteti i shkodres eshte i ndare ne 4 rajone shendetesore nderkohe secili rajon ka mesatarisht 5 qendra shendetesore.
Kjo ndarje eshte bere ne baze te dendesise se popullsise per cdo rajon. Qendrat shendetesore japin ndihme dhe sherbim pediatrik dhe per te rritur.
Drejtues te qendrave shendetesore, jashte kamerave tregojne se sherbimi qe ofrohet eshte cilesor, megjithate ka ende gjera per tu permiresuar.
Gjate nje vezhgimi qe star+ realizoi ne disa nga qendrat shendetesore te qytetit rezultoi se kushtet jane te mira dhe funksionale per ushtrimin e aktivitetit, por hapesirat dukshem jane te pamjaftueshme, duke marre parasysh edhe faktin qe drejtuesit thone se frekuentimi  qendrave eshte i larte, madje mbi normat.  kryhen Mesatarisht kryhen 18 vizita ne dite, ne nje kohe qe norma ditore eshte 14 vizita ne dite. Gjate pikut te veres dhe te dimrit, fluksi vjen ne rritje graduale duke bere qe hapesirat thuajse ne te gjitha qendrat e qytetit te jene te pamjaftueshme dhe jo funksionale. Gjithashtu shumica e qendrave kane te instaluar ne te njejtin ambjent sherbimin per femije dhe per te rritur, fakt ky qe demton cilesine e sherbimit shendetesor qe ofrohet ne keto qendra.
Sa i takon furnizimit me medikamente drejtuesit serish jashte kameres tregojne se eshte i mire dhe i mjaftueshem. Vec te tjerave qendrat shendetesore ofrojne edhe ndihmen e pare dhe ne lidhje me kete sherbim qendrat shendetesore jane eficente megjithese orari I sherbimit te tyre eshte I kufizuar cka ben qe dhenia e ketij sherbimi te mos jete I perhershem.

Artikulli paraprakNË MAGAZINAT E UJËSJELLËSIT SEKUESTROHEN LOJËRA FATI
Artikulli tjetërMIJËRA SHQIPTARË PROTESTOJNË NË SHKUP