Gjatë kësaj periudhe, në bashkinë Shkodër janë hapur tre qendra shëndetësore verore në Velipojë dhe Teth për t’I ofruar pushuesve ndihmën e parë mjekësore por edhe për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar nga pandemia. Dhurata Hysa, shefe e departamentit të epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër u kërkon mjekeve në këto qendra të jenë vigjilente ndaj çdo rasti të dyshuar me koronavirus dhe të raportojnë menjëherë rastet pozitive.

Epidemilogia Dhurata Hysa thotë se jemi përballë një vale të re të COVID-19, ndaj kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë maksimal.

Qendrat verore do të jenë të hapura deri në muajin gusht duke I shërbyer të gjithë pushuesve në zonat turistike

 

Artikulli paraprakQYTETARËT SHKODRAN: NUK KEMI PARA PËR PUSHIME
Artikulli tjetërPUTIN MIRATON DEKRETIN, TASHMË QYTETARËT UKRAINAS E KANË MË TË LEHTË MARRJEN E SHTETËSISË RUSE