epa06693925 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci atttends a press conference with President of the European Council Donald Tusk (unseen) during a meeting in Pristina, Kosovo, 26 April 2018. Donald Tusk arrived in Pristina for a one day official vist. EPA-EFE/PETRIT PRENAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar edhe qëndrimet e politikanëve në Shqipëri, lidhur me marrëveshjen potenciale Kosovë-Serbi

Thaçi ka thënë se lidershipi politik në Shqipëri, duhet të bashkëpunojë më shumë dhe se duhet “ta lënë Kosovën rehat”. “Unë meMeten dhe Berishen, kam punuar në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme.

Kemi patur angazhime të përbashkëta, të relacioneve. Nuk kemi qenë çdo herë në pajtueshmëri. Përshembull unë kam nënshkruar Rambujenë, të tjerë kanë qenë kundër.

Kosova sot ka institucionet e veta të zgjedhura, institucione që kanë shpallur edhe pavarësinë, Kosova është autonome në vendimarrje. Këshilla ime për lidershipin në Shqipëri, është të afrohen më shumë me njëri tjetrin dhe Kosovën ta lënë rehat.

Sigurisht, duhet të punojmë ngushtë për integrimin Europian, integrime edhe kombëtare. Shqipëria në pozicionin e saj duhet të jetë e qartë dhe do të jetë, të jesh i sigurtë”, u shpreh Thaçi.

Artikulli paraprakINDEKSI 2018, SHQIPTARËT NDËR MË ‘KURNACËT’ NË EUROPË
Artikulli tjetërQËLLOHET ME ARMË GODINA E NJËSISË ADMINISTRATIVE NË LEZHË