I mbuluar deri në qafë me akull, një burrë lituanez, Valerjan Romanovski, ka qëndruar pa lëvizur dhe i zhveshur për 3 orë e 1 minutë, duke thyer kështu Rekordin Guinness.
Siç shihet në videon e publikuara nga mediat e huaja, ai ka qëndruar për më shumë se 3 orë në një enë qelqi, teksa çdo kalimtarë mund të shihte përpjekjet e tij për të thyer rekordin. Sikur mos të mungonte akulli deri në qafë, atë ditë binte edhe shi.
Romanovski, theu rekordin e francezes Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.