Qeni i policisë nuhat drogën në të mbathurat e shqiptarëve

Dy shqiptare janë arrestuar në Rimini të Italisë, pasi janë kapur me marijuanë. Siç raportojnë sot mediat lokale, dy 20-vjeçarët shqiptarë, shkuan në stacionin hekurudhor të qytetit për të shitur drogën, por qeni i policisë që gjendej aty pranë ka nuhatur diçka te dy të rinjtë. Pas sinjalit të “Donny” (qeni), efektivët e Guardia Di Finanza kanë ndaluar dhe kontrolluar shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Atyre iu janë gjetur më shumë se 50 gram marijuanë të fshehur te të mbathurat. Më pas, u kontrollua edhe banesa e tyre, ku u gjetën edhe 53 gramë marijuanë të tjera.

Artikulli paraprakMAQEDONI, DEPUTET EDHE NJË I DËNUAR PËR KRIME KUNDËR SHQIPTARËVE
Artikulli tjetër15.000 EURO DËME, GRUAJA SHQIPTARE VJEDH PRONAREN NË ITALI