Qeni i shtëpisë, i racës Staffordshire-Terrier me emrin “Chico” ka jetuar tetë vite së bashku me Lezime K. 52 vjeçe dhe të birin e saj, 27 vjeç në një banesë me katër dhoma në Hannover. Ndërsa mbrëmjen e të martës “Chico” i urtë u bë papritur vrasës i të dyve .

Të martën në mbrëmje, e bija e Lezimes, 25 vjeçe, u shqetësua pasi nuk mund t`i merrte në telefon nënën dhe vëllain.vdekur, i shtrirë në dysheme. Ajo njoftoi shpejt policinë dhe kur policët erdhën, 25 -vjeçarja i paralajmëroi të kishin kujdes nga qeni. Policët me pajijse speciale e neutralizuan qenin dhe e futën në kafaz.

“Mbështetur në hetimet e deritashme ne mund të vijmë në përfundim se qeni ka shkaktuar vdekjen e të dyve”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Por mënyra se si ka ndodhur kjo, është ende e paqartë.

Qentë e racës Staffordshire Terrier konsiderohen si jashtëzakonisht të fuqishëm, luftarakë dhe të patrembur. Fqinjët e kanë dëgjuar shpeshherë këtë qen duke lehur dhe e konsideronin si agresiv.

Ata mendojnë se gruaja e sëmurë dhe i biri i saj i shtatanik me trup të pazhvilluar ishin të mbingarkuar duke u përkujdesur për qenin.Para dy vitesh një inspektor për mbrojtjen e kafshëve i kishte vizituar pasi ishte njoftuar se qeni qëndronte në ballkon dhe nuk dilte pothuaj fare.

Prokuroria ka urdhëruar bërjen e ekspertizës ligjore të dy viktimave për të gjetur shkaktarin e vdekjes së tyre.

Autoritetet më pas do të vendosion nëse do të mbytet qeni ose jo. Deri atëherë ai do të mbahet në një strehimore kafshësh.

Artikulli paraprak75-VJEÇARI VRET GRUAN ME SËPATË DHE ARRATISET
Artikulli tjetërJETONTE PREJ 17 VITESH NË SHBA, DEPORTOHET DREJT SHQIPËRISË