Lehja e një qeni ka zbuluar vdekjen e një të riu shqiptar në Itali. Siç raportojnë sot mediat italiane, një 30-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Perosa Argentina, komunë në Torino.

Ata që dhanë alarmin te autoritet mbrëmë vonë ishin fqinjë të shqiptarit, pasi prej orësh dëgjonin të lehurat e qenit, që ky i fundit mbante në apartament. 30-vjeçari, siç raportojnë mediat lokale, nuk përgjigjej as në celular dhe as në citofon.

Pasi u hap dera e apartamentit nga zjarrfikësit, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i pajetë në shtrat. Dyshimet janë se ka humbur jetën për shkak të një overdoze droge.

Një hetim ka nisur nga karabinierët për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprak“FJALORI ETIMOLOGJIK”, KOLEC TOPALLI MERR ÇMIMIN “ÇABEJ”
Artikulli tjetërGODITET BANDA SHQIPTARE QË TMERROI JANINËN