Një grup qensh me gëzof blu janë zbuluar në qytetin rus Dzerzhinsk, nga një përdorues i cili i fotografoi dhe i ngarkoi fotot në rrjete sociale.
Ngjyra blu ka ngjallur kureshtje tek publiku, por ekspertët dhe ambientalistët kanë ngritur shqetësime kundër nuancës së panatyrshme.
Sipas një raporti nga Daily Mail, ngjyrosja e çuditshme e qenve mendohet të jetë shkaktuar nga mbeturinat kimike pranë nëj fabrike të braktisur të epokës sovjetike në Dzerzhinsk.
Impianti i prodhimit kimik dikur bënte acid hidrokuyanik dhe u mbyll gjashtë vjet për parë për shkak të falimentimit.
Pasi fotot u shfaqën në internet, autoritetet e interesuara kanë dërguar një ekip i cili ka për detyre t’i ekzaminojë këta qen.
“Ata duhet ët kontrollohen, shëndeti i tyre duhet ët vlerësohet dhe duhet të gjendet arsyeja pse janë ngjyrosur ,” citoi një zëdhënës i qeverisë.
“Po zhvillojmë biseda me shefat e ndërmarrjes rreth mundësive të kapjes së qenve,” shtoi ai.