Teksa lëvizte me biçiklete, Preng Dedgjonaj, banor i qytetit të Lezhës u kafshua nga një qen endacak. Incidenti ndodhi mengjesin e së mërkures në vendin e qujtur rruga e kallmetit dhe i moshuari mori fraktura në këmbë dhe ju drejtua menjëherë urgjences së spitalit.
Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurter që ky qytetar sulmohet dhe kafshohet nga qente endacake.Preng Dedgjonaj tregon friken e tij të vazhdueshme ndaj qenve por thotë se ata ushqehen nga lokalet dhe ndaj qendrojnë pranë tyre.
Qente endacake janë një shqetësim në Lezhë për të cilen është dërguar edhe ankesë në bashki por nuk është gjetur zgjidhje.Qytetaret shprehen të shqetësuar për situaten e krijuar dhe kërkojnë që të merren masa të menjehershme.
Në Bashkinë e Lezhës thone se janë marrë disa nisma dhe janë bërë ndërhyrje për trajtimin e qenve endacake, por ky problem nuk zgjidhet pasi ata sillen dhe hidhen në Lezhë nga zona të tjera, gjë për të cilen është e nevojshme të identifikohen dhe penalizohen përsonat përgjegjes.