Teksa sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, Shëngjini po përballet me problematika.Qente endacake janë kthyer në shqetësim për qytetaret dhe pushuesit, pasi pranie e tyre është e vazhdueshme si në qytet ashtu dhe në zonen e plazhit.

Situata e krijuar ka shtuar friken e qytetareve të cilët thonë se nuk mund të lëvizin lirisht nga prania e qenve, të cilët janë agresiv dhe nuk kanë munguar rastet që i kanë sulmuar.
Qente endacake mendohet se kanë ardhur nga fshtrat apo qytetit të tjera, ndërsa në bashkinë e Lezhës bëhet e ditur se qentë janë trajtuar prej tyre, por nuk mund t’i grumbullojnë pasi mungojnë hapësirat.

Në këtë situatë kjo është mënyra më e keqe e prezantimit të Shëngjinit në këtë sezon turistik para pushuesve vendas dhe të huaj numri i të cileve është gjithnjë në rritje.

Artikulli paraprakPËRSËRITJE TË ZGJEDHJEVE NË RROGOZHINË, BERISHA: GJYKATA, VENDIM TË KONTROLLUAR, SHPALLI TË GJITHË ZONËN E PAVLEFSHME, RAMA E MANJA TË DËNOHESHIN
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LEZHË, HUMB JETËN POLICI I KUFIRIT